SHESBLEJ24
Njoftime Online
Shofer C dhe CE (Gjermani)
1 / 5

Pershkrimi

🚛 Shofer Kamioni (C dhe CE kat) Transport Lokal – Shpërndarje të ushqimit dhe pijeve Ne po kërkojmë shoferë profesionistë dhe të besueshëm nga Ballkani Perëndimor për angazhim afatgjatë në lokacione të ndryshme, për një nga kompanitë më të mëdha logjistike në Gjermani (me mbi 7,000 punonjës). 💰 Pagë Atraktive & Shtesa pa Taksa Paga përbëhet nga një pagë brutto atraktive dhe shtesa të larta pa taksa: • Paga Bazë: 2,700 € ( deri në 3200 € për Stkl 3 ) • Përfitime shtesë pa Taksa: Shtesat e natës, shujta (shpenzimet e ushqimit), shtesat e të dielave dhe festave paguhen netto / pa zbritje në taksa. • Sigurimi i Pensioneve të kompanisë: Ekziston mundësia për sigurim pensional të kompanisë me interes të garantuar. • Pushimet: 27 ditë në vit (20 ditë pushim ligjor plus 7 ditë pushim shtesë vullnetar). • Siguria: Kontratë pune e pacaktuar me një test periudhë prej 6 muajsh. 📍 Përmbledhja e lokacioneve & kategoritë e patentës ( Klasa e Tatimit 1 dhe 3 ) Berlin, Dortmund, Koblenc, Radeburg, Mannheim, Nossen Distribuimi bëhet për partnerët tonë, si: LIDL, Penny, D-Post, Rewe dhe Rossmann. 🏠 Akomodimi & Mbështetja • Akomodimi: Punëdhënësi ofron një vendbanim për fillim pune. • Kostot e banimit: Muaji i parë falas, muaji i dytë 100 €, muaji i tretë 200 € pas kësaj rreth 250–300 € / muaj. • Qëllimi: Arritja afatgjatë pa presion për t'u shpërngulur. 🚛 Kushtet e Punës • Transporti Lokal: Kthimi i përditshëm në akomodim ( transport punë – shtëpi ). • Detyrat: Furnizimi i supermarketeve (1–2 relacione në ditë), ku kerkohet ngarkimi dhe shkarkimi nga shoferi (me pirunier). • Orari i Punës: 40 orë në javë. Puna bëhet me sistemin / ndrimi i paraditës ose pasditës. • Pajisjet: Ofrohen veshje pune cilësore të kompanisë dhe këpucë sigurie. 📋 Dokumentet e kërkuara (Kontrolli i profilit) Marrja në konsideratë është e mundur vetëm nëse dokumentet e mëposhtme janë të plota: 1. Pasaporta (kopje). 2. CV me përvojë të qartë si shofer kamioni (preferohet europass). 3. Patenta (C ose CE): Duhet të jetë e këmbyeshme në Gjermani pa provim (Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Sërbia, Bosna dhe Mali i zi / Shtojca 11). 4. Kualifikimi Bazë i BE-së (Kodi 95): Dëshmi nga një vend i BE-së (p.sh. Sllovenia apo Kroacia), me përkthimin të certifikuar në gjermanisht. 5. Dëshmia e Kualifikimit të shoferit (FQN): Kartela nga një vend i BE-së. ZATRIXI shpk +385957705305 viber & whatsapp +38348563330 jobs@zatrixi.com Rr. Hakif Zejnullahu 61, Prishtinë