
Pershkrimi
KERKOHET PUNONJES PER TE KRYER SHERBIM NE SALLEN E KAMERAVE/PERGJEGJES TURNI Kriteret: 1.Te ketë minimumin arsimin e mesem 2.Të kete vendbanimin ne Durres 3.Të ketë etikë në komunikim 4.Te kete eksperience ne menaxhimin e sherbimit te sigurise OFROHET: Paga: 75.000 leke(NETO) Transporti:Nga kompania Sistemi I punes: 12 oresh Telefon:069 40 79 366 Deyrat dhe Përgjegjësitë: Monitorimi dhe Vëzhgimi 1. Monitorimi i kamerave CCTV: Kontrollimi i ekranëve të kamerave për të vëzhguar çdo aktivitet të dyshimtë ose të pazakontë në zonën e sigurise 2. Vëzhgimi i drejtpërdrejtë: Përdorimi i kamerave për të ndjekur individët ose situatat që kërkojnë vëmendje të veçantë. 3. Sigurimi që vetëm persona të autorizuar hyjnë dhe dalin nga zona e sigurisë. Reagimi ndaj Incidenteve 1. Njoftimi i menjëhershëm: Informimi i autoriteteve përkatëse dhe ekipeve të tjera të sigurisë kur identifikohet një situatë e rrezikshme ose urgjente. 2. Koordinimi i reagimit: Bashkëpunimi me rojet e tjera të sigurisë dhe autoritetet për të marrë masa të shpejta dhe efektive. Dokumentimi dhe Raportimi 1. Regjistrimi i incidenteve: Mbajtja e shënimeve të sakta dhe të plota për çdo incident të vëzhguar në kamerat e sigurisë. 2. Përgatitja e raporteve: Përpilimi i raporteve të detajuara për drejtuesit e sigurise dhe autoritetet përkatëse, duke përfshirë datën, kohën, dhe natyrën e incidentit. 3. Sigurimi që zona e operacionit mbetet e sigurt dhe e mbrojtur gjatë gjithë orëve të punës. Sigurimi i Pajisjeve 1. Kontrolli i pajisjeve: Sigurimi që të gjitha pajisjet e monitorimit funksionojnë siç duhet dhe raportimi i çdo defekti teknike për riparim të shpejtë.



